Lagarde në hetim por FMN e mbështet fort

RTR3OYZA-2-622x356Tirane- FMN ka shprehur të gjithë besimin si institucioni më i lartë financiar në botë ndaj lideres së tij, Christine Lagarde, pavarësisht faktit se ajo është nën hetim për neglizhencë në Francë.

Zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice, ka thënë se bordi i Fondit mbështet zonjën Lagarde, pavarësisht hetimeve të autoriteteve franceze për “abuzim të pushtetit”.

Hetimet kanë të bëjnë me kohën kur Lagarde ka qenë ministre e Financave të Francës dhe me përfshirjen e saj në një pagesë të paligjshme për biznesmenin francez, Bernard Tapie. Lagarde, e cila ka marrë drejtimin e FMN-së në vitin 2011, mohon çdo keqbërje.

Apartamenti i saj në Paris është bastisur nga policia javën e kaluar.

“Bordi ekzekutiv është informuar për këtë çështje dhe vazhdon të ketë besim në aftësitë menaxhuese të shefes”, ka thënë zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice, në një konferencë për gazetarë të enjten.

Në kohën për të cilën Lagarde është nën hetim nga autoritetet në Paris, përkon me kohën kur ajo ishte në krye të financave të vendit.

“Është e papërshtatshme që ne të komentojmë një cështje për të cilën sapo ka nisur hetimi nga institucionet e drejtësisë në Francë” nënvijëzohet në deklaratën e përbashkët të bordit ekzekutiv të FMN-së. investigimi formal në Francë nuk do të thotë domosdoshmërisht që zonja Lagarde do të akuzohet por gjykatësit besojnë se ka disa shenja dhe prova serioze se në cështje Tapie dicka nuk ka shkuar siç duhet.

Dy ditë më parë, Christine Lagarde pohoi se është vënë nën hetim për neglizhencë nga autoritetet franceze.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar është marrë në pyetje lidhur me rolin e saj në kompensimin e biznesmenit Bernard Tapie me 400 milionë euro në vitin 2008, por mohon çdo veprim të gabuar. Biznesmeni, i cili ka mbështetur edje fushatën elektorale të vitit 2007 të presidentit Nicolas Sarkozy, ka qenë dikur aksioner kryesor i firmës sportive Adidas, por e shiti pjesën e tij në vitin 1993 në mënyrë që të siguronte një post ministror në kabinetin e Francois Mitterrand.

Por, me pretendimin se Credit Lyonnais e kishte mashtruar në këtë shitje, duke i fshehur në mënyrë të qëllimshme vlerën reale të kompanisë, ai e hodhi në gjyq bankën franceze. Cështja e kompensimit kaloi më pas në gjykimin e një paneli 3-anëtarësh, një prej të cilëve ishte pikërisht Lagarde.

Hetuesit dyshojnë se pretendimet e Tapie-së u mbështetën e atij iu dha një shumë e majme në këmbim të përkrahjes që do t’i ofronte Sarkozisë.

Christine Lagarde zëvëndësoi Dominique Strauss-Kahn në krye të FMN-së në 2011. Ai dha dorëheqjen pas skandalit seksual me një shërbyese në Neë York, akuza ndaj të cilit më vonë u tërhoqën.

Submit a comment