Ky mund të jetë telefoni i parë i Nokia-s pas blerjes nga Microsoft

nokiaEdhe pse Nokia është e ndaluar të krijojë telefona inteligjentë deri në vitin 2016 (për shkak të blerjes nga Microsoft), kompania me bazë në Finlandë nuk është e ndaluar të vendosë emrin e saj tek çdolloj pajisjeje mobile. Kjo është edhe arsyeja se përse ne u habitëm nga tableti i saj me sistemin Android, tableti Nokia 1, i prezantuar së fundmi.

Por kjo nuk është e vetmja pajisje që Nokia ka krijuar pas blerjes nga Microsoft. Ka shumë mundësi që kompania ka krijuar një ose dy telefona inteligjentë që mund të dalin në treg gjatë vitit 2016. Janë zbuluar në internet disa pamje të telefonit të parë inteligjent të Nokia-s, i krijuar pas vendosjes së marrëveshjes me Microsoft-in.

Submit a comment