Ky është tableti më i hollë në botë

tabletiNga të gjitha kompanitë teknologjike, Apple është më shumë e fiksuar që të krijojë pajisje sa më të holla të jetë e mundur. iPhone-et e saj të fundit janë shembulli më i mirë, me iPhone 6 që ishte vetëm 6.9 mm i hollë.

Por, ashtu siç ka telefona inteligjentë të hollë, ka edhe tabletë të hollë, dhe kompania

Dell pretendon se ka krijuar tabletin “më të hollë në botë”. Ai është madje më i hollë edhe se Galaxy Tab S i Samsung-ut, i cili është vetëm 6.6 mm i hollë.

TabletiVenue 8 7000 Series, i kompanisë  Dell, është vetëm 6 mm i hollë. Pajisja përmban ekran 8.4 inç OLED me rezolucion Quad HD 2560×1600 pikselë, me densitet 329 pikselë për inç.

Tableti Android përfshin gjithashtu edhe kamerën RealSense të Intel-it, e cila mund të regjistrojë një imazh dydimensional me kapacitetet tredimensionale. Kjo do t’i lejojë përdoruesit të ndryshojë fokusin e fotos pasi e kanë shkrepur atë, ose të kryejnë veprime të tjera, si të masin madhësinë e objekteve në foto me saktësi.

Tacletii ri ka procesorin Intel Atom Z3500 me katër bërthama, dhe lidhjen 4G LTE. Pajisja mund të dalë në treg nga fundi i këtij viti. http://www.albeu.com/kompjuter–internet/ky-tableti-me-i-holle-ne-bote-foto-lajm/169805/

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment