Kuvendi shkarkon Fullanin dhe Golemin

kuvendiKuvendi votoi me 72 vota pro dhe 6 kundër projektvendimin për shkarkimin nga detyra e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe nga pozicioni i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Me 76 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi miratoi edhe shkarkimin e Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.

Baza ligjore e shkarkimit të dy zyrtarëve ishte “Për shkelje të etikës në punë dhe cënim të thellë të interesave të Bankës së Shqipërisë”.
Një javë më parë, komisioni i Ekonomisë miratoi propozimin e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, që shkarkoi nga detyra Guvernatorin Fullani dhe kryeinspektoren Golemi, pas arrestimit të tyre nën akuzën “Për shpërdorim detyre”, lidhur me skandalin e vjedhjes së 7.13 milion dollarëve nga Banka Qendrore. Miratimi i këtyre pr/vendimeve nga Kuvendi i hap rrugën vijimit të procedurave për emërimin e drejtuesve të rinj të Këshillit Mbikqyrës të BSH-së, i cili ka mbetur me katër anëtarë, nga 7 që duhet të ketë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment