Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-në për “territorin”

njoftimGjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për të shpallur të papajtueshëm me Kushtetutën reformën për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

Në vendimin publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese  theksohet se “Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura nga subjektet e interesuara u vendos rrëzimi i kërkesës.

Vendimi ende nuk është argumentuar nga Kushtetuesja ndërsa para se ta shpallte zyrtarisht, rreth orës 14: 50 minuta, ky vendim u njoftua nga vetë kryeministri Edi Rama rreth orës 14: 20 duke theksuar në Twitter:  “Vendim i kthjellet i Kushtetuses qe vulos nje reforme historike dhe i hap rruge riorganizimit rrenjesor te territorit e sherbimeve” shkruante Rama.

Ndërkaq PD deklaroi se do të ketë një reagim pasi ta ketë të zbardhur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, pritet të pasohet edhe me dekretin e Presidentit Bujar Nishani, ku do caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 2015, të cilat sipas ndarjes së re territoriale do të zhvillohet në 61 bashki.

Submit a comment