Kush është Cherif Chekatt, gjithçka që duhet të dini për terroristin e Strasburgut

Quhet Cherif Chekatt dhe dyshohet si terroristi në Tregun e Krishtlindjeve në Strasburg. Ai ka dyshime se është vrasësi i 3 personave dhe se ka plagosur 13 të tjerë, 6 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën. Chekatt tashmë është në arrati dhe se mbi 700 forca policore të sigurisë janë vendosur në kërkim të tij. Chekatt është element i njohur për policinë franceze, madje me precedentë të rrezikshëm kriminalë. Ai ka qenë në burg për grabitje të armatosur dhe besohet gjithashtu se ka qenë i radikalizuar po në qeli.

29-vjeçari Cherif Chekatt ka qenë në listën e terroristëve potencial të Francës, renditur me gërmën “S”. Ai ka qenë në këtë listë nga viti 2015 dhe prej autoriteteve konsiderohej rrezik potencial për të qenë një “xhihadist i së ardhmes”. Chekatt ka lindur në Strasburg të Francës, ka jo pak por 27 precedentë penalë në Francë, Gjermani dhe Zvicër. Të gjitha procedimet penale i ka me emrin e tij.  Në vitin 2016, ai u lirua nga burgu në Gjermani dhe, para sulmit në natën e së martës, kërkohej në lidhje me një vrasje në tentativë dhe një grabitje të armatosur, sipas një burimi afër hetimit.

Të martën në mëngjes, policia ka bastisur shtëpinë e Chekatt dhe ka arritur të gjejë granata, 22 armë zjarri dhe 2 thika gjuetie, por atë vetë nuk e gjetën dhe as e kapën. Por 5 bashkëpunëtorë të Chekatt janë ndaluar prej forcave policore. Një burim ka thënë se i riu tanimë ka qenë i lidhur me krimin dhe ka kryer krime që në kohën që ka qenë adoleshent. Në vitin 2011 ai u burgos për gjashtë muaj për sulmin ndaj një të riu me një shishe të thyer dhe përfundoi dënimin e tij të fundit në Francë në fund të vitit 2015, rreth të njëjtës kohë me sulmet e 13 nëntorit në Paris që lanë 130 të vdekur. Ai ka rënë prapë në burg në Gjermani, për grabitjen e një klinike dentare dhe të një farmacie, dhe u deportua në Francë vitin e kaluar pas përfundimit të dënimit të tij.

Motivi i dyshuar për të shtënat në natën e së martës është terrorizmi. “Terrorizmi përsëri ka goditur tokën tonë,” tha z. Heitz në një konferencë shtypi të mërkurën, duke vënë në dukje se dëshmitarët dëgjuan zhurmën e njohur “Allahu Akbar” gjatë sulmit. Laurent Nunez, ministri i ri i brendshëm, tha: “Individi duket se është radikalizuar në praktikat e tij fetare gjatë kushteve të tij të burgimit.” Prokurorët e specializuar anti-terroristë janë përgjegjës për hetimin.Në burg, i dyshuari u bë i njohur për dhunën dhe përpjekjet e përsëritura për të kthyer të burgosurit në një formë radikale të Islamit. Para sulmit në Strasburg, ai u konsiderua si një i dyshuar jashtëzakonisht i rrezikshëm, thanë burimet e inteligjencës. DGSI i Francës, shërbimi i inteligjencës vendase, e vendosi atë nën mbikëqyrje “aktive” pas lirimit të tij nga një burg francez në 2015, tha zoti Nunez.

Ai është rritur në Strasburg bashkë me 6 vëllezër dhe motra, në një shtëpi me shumë fëmijë. Pasi ishte larguar nga shkolla, ai kishte punuar për pak kohë për autoritetet lokale, deri më 2011. Pas këtij viti, terroristi i dyshuar i ka hyrë rrugës së krimit. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse z. Chekatt udhëtoi në Siri ose Irak për t’u bashkuar me një grup islamik, ose nëse ai ishte radikalizuar tërësisht në Francë, sipas burimeve të afërta me rastin.

 

Submit a comment