Kurdët ia marrin qytetin e fundit ISIS-it në Siri

Luftëtarët e koalicionit të udhëhequr nga kurdët e kanë marrë nën kontroll qytetin sirian të Hajinit, sipas të dhënave të aktivistëve në atë rajon. Rënia e këtij qyteti vjen disa ditë pas betejave të ashpra në bastionin e ISIS-it afër kufirit me Irakun, në lindje të Sirisë. Sidoqoftë, ISIS-i ende i ka nën kontroll disa fshatra afër Hajinit.

Forcat Demokratike Siriane, të mbështetura nga SHBA-ja, kanë filluar të luftojnë për ta marrë qytetin Hajin para më shumë se tre muajve. Luftimet u shpeshtuan në javët e fundit me arritjet e përforcimeve nga pjesa veriore e Sirisë.

Kjo zonë është vendbanim për rreth 15 mijë persona, përfshirë dy mijë luftëtarë të ISIS-it, të cilët kanë organizuar sulme vetëvrasëse dhe kundërsulme ndaj forcave siriane. Qindra civilë janë zhvendosur nga qyteti në ditët e fundit dhe kanë shkuar drejt vendeve që kontrollohen nga forcat siriane, shkruan “The Guardian”.

Submit a comment