Kur të bëjnë ftesë për të shkelur ligjin

ligji antiduhanParadokset në këtë vend që jetojmë nuk kanë të ndalur. Historia që do t’ju tregoj më poshtë nuk di se në çfarë kategorie ta klasifikoj pasi nuk mundem dot ta përcaktoj.

Disa të rinj ulen në një kafene dhe duke pitur që të vinte kamarieri të merrte porosinë një fakt i habit. Ishte një tavëll e stërmadhe cigaresh mu në mes të tavolinës. Fillimisht ata kujtuan se kjo mund të ishte thjesht një pakujdesi e kamarierit i cili kishte harruar të hiqte tavllën dhe nuk i kushtuan edhe aq rëndësi. Më tej panë se edhe në tavolina të tjera pihej duhan! Pasi vonohet disa minuta, më në fund kamarieri vjen, këtu fillon dhe çudia e madhe, pasi mori të gjitha porositë, kamarieri u sugjeroi të rinjve që nëse dëshironin mund të ndiznin një cigare! Ky ishte një moment pezmatimi për të gjithë të rinjtë të cilët të bombarduar çdo ditë nga propaganda mediatike se ligji antiduhan po funksionon, nuk e kuptuan në fillim kamarierin. Por ai vazhdoi të këmbëngulte “ndizeni, ndizeni nuk ka problem” u shpreh ai i sigurt. Por përgjigjja “faleminderit por nuk pimë duhan” e zhgënjeu disi kamrierin.

Pyetjet që mund të lindin pas këtij rasti janë të shumta por unë do të përmed vetëm ato që mua më erdhën më shpejt në mendje dhe ato që i pata më të vështirë për t’iu përgjigjur.

 E para, ky kamarier nga e gjen kurajon për të bërë ftesë për të shkelur e ligjin? Shumëkush mund të përgjigjet në variante dhe mundësi nga më të ndryshmet, unë përsonalisht e kam shumë të vëshitrë të përgjigjem se cili mund të jetë burimi apo frymëzimi nga i cili ky kamarier fton në shkeljen e ligjit.

Po kontrollet e  inspektoriatit antiduhan ku janë? A janë ushtruar ndonjëherë kontrolle në këtë lokal nëse po, kur kanë qenë për herë të fundit?

Por një pyetje drejtohet edhe për qytetarët, pasi në lokal dukeshin disa tavolina në të cilat pihej duhan. Pse janë kaq të papërgjegjshëm qytetarët? A mos vallë kjo papërgjegjshmëri e ka burimin në mosbesimin tek institucionet e shtetit? Pse qytetarët nuk i friksohen gjobës së përcakuar në ligj? Apo ata e dinë se edhe ky ligj si shumë të tjerë nuk do të zbatohet.

Ky fenomen tregon edhe një herë se Shqipëria akoma nuk është  e bindur vet si popullsi për tu zhvilluar duke respektuar  ligjin. Së dyti ky rast “shfryn” tollumbacen propagandistike të medias shqiptare e cila mundohet që të fshehë realitetin me dalje butaforeske të ministrave apo drejtorëve shqiptare, gjoja në një betejë kundër anti ligjit dhe antishtetit. Por e vërteta është siç dhe ky rast e tregon, se këto të dyja vazhdimisht po konfirmojnë se dominojnë jetën Shqiptare.

Ardit Hoxha

 

Submit a comment