Kundërshtimi ndaj Xi Jinping, po rritet në Kinë dhe në mbarë botën


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
6 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Richard McGregor “CNN”

Kundërshtimi ndaj Kinës së presidentit Xi Jinping, të paktën në vendet e zhvilluara, është përhapur me shpejtësi vitin e fundit. Disa vende, si Australia dhe Kanadaja, ndihen sikur janë nën patronazhin e fortë të Pekinit, ndaj janë të frustruara me këtë gjë.

Ndërkohë, fqinjët e saj shqetësohen se po margjinalizohen. Kombet e përparuara industriale, veçanërisht Gjermania dhe Koreja e Jugut, e shohin Kinën si një “tren” të pandalshëm, që po afron drejt tyre. Shtetet e Bashkuara, për dekada me radhë superfuqia e vetme në botë, po përballet me një sfidë të madhe nga Pekini në fushën e tregtisë.

Të gjitha këto dukuri, që më herët kanë vluar nën sipërfaqe, kanë shpërthyer hapur gjatë kohës që vendin e drejton Xi. Sistemi i brendshëm politik okult i Pekinit, nënkupton se është e vështirë të gjykohet mbi politikën vendase, por s’ka dyshim se edhe në shtëpi po shfaqet një reagim i ashpër.

Si udhëheqës, Xi është unik në politikën post-revolucionare të Partisë Komuniste, duke mos pasur ndonjë rival ose pasues të identifikueshëm, kryesisht për shkak se ai është siguruar që të mos dalë një pretendent i tillë. Por gjatë sundimit të tij Xi ka fituar një koleksion “armiqsh të këqij” dhe “armiqsh të mirë”, që nga marrja e detyrës si president në fundin e vitit 2012.

Dhe këta armiq, variojnë nga familjet dikur të pasura dhe të fuqishme që janë rrënuar nga fushata e tij anti-korrupsion, deri tek reformatorët e vegjël të zemëruar nga rrëshqitja e tij në një autoritarizëm gjithnjë e më të madh, që ka zhbërë disa nga reformat e fundit institucionale.

Të detyruar në fillim të heshtin, për shkak të rreziqeve që vinin nga një sfidë e hapur ndaj tij, kritikët e Xi-së kanë filluar ta ngrejnë tashmë zërin e tyre. Ata kanë shprehur kritika kryesisht mbi politikën ekonomike, por tashmë edhe politike.

Bijtë e ish-udhëheqësve të lartë, që udhëhoqën mrekullinë ekonomike të Kinës, sipërmarrësit privatë dhe akademikët e zemëruar për vijën e ashpër të ashpër të Xi-së, po ankohen në forume të shumta publike, në fjalime, dhe përmes postimeve në internet rreth politikave dhe stilit të qeverisjes së Xi-së.

“Diçka e çuditshme po ndodh në Kinën e Xi Jinping”- shkroi Ian Xhonson në “New York Review of Books”. Nga ajo që duhej të ishte “diktatura e përsosur”, vendi po përjeton sipas tij “kritikat më serioze ndaj sistemit, në më shumë se një dekadë, nga njerëz brenda Kinës që po zgjedhin të flasin pikërisht tani”.

Numri i saktë i “tigrave” të rrëzuar nga fushata anti-korrupsion e Xi-së – pra e zyrtarëve që ishin dikur pjesë e elites – nuk është i lehtë të llogaritet. Vlerësimet më të mira flasin për 300-400 zyrtarë, duke përfshirë edhe disa gjeneralë.

Zyrtarët që janë ndjekur penalisht dhe burgosur, përfshijnë anëtarët e Byrosë Politike, ministra, zëvendësministra, krerët e ndërmarrjeve shtetërore, udhëheqësit e parties në rajone, guvernatorët dhe kryetarët e bashkive. Në secilën prej këtyre rasteve, hetimet kanë goditur jo vetëm zyrtarin që është vënë në shënjestër dhe është arrestuar.

Me të janë implikuar qindra mijëra njerëz, që janë të lidhur dhe mbështeten tek ai për të ardhurat e tyre. Mjetet e jetesës së tyre, dhe gjithçka që ata kanë investuar, mund të zhduken kësisoj me një goditje të vetme. Xi ka bërë armiq shumë prej tyre.

“Xi ka shkatërruar jetën e milionave njerëz të elites, që tani ata janë tejet të zemëruar me të”- tha një biznesmen në kushte anomimati pak muaj më parë. “Dhe këta njerëz nuk janë një grup fshatarësh të paarsimuar”- theksoi ai.

Përkundër gjithë kësaj, Viktor Shih, një ekspert mbi marr SHBA-Kinës, kishte të drejtë kur tha se rreziku për një “lloj kryengritje brenda partisë” ndaj Xi nuk ende është shumë i madh. “Ai duhet të bëjë ndonjë gabim katastrofik, që rrezikon sundimin e partisë, që armiqtë e tij të mundshëm të rebelohen”- u shpreh Shih për “The New Yorker”.

Por ideja se Xi është tashmë një “president i përjetshëm”, sikurse është përmendur shpesh pas heqjes në vitin 2018 të rregullit që e kufizon mandatin e tij, me gjasë do të provohet si e gabuar. Nga mesi i vitit 2018, Xi ishte duke u përballur me një reagim publik ndaj politikës ekonomike, zona dikur më e sigurt për kinezët.

Ai mori gjithashtu një lumë kritikash për politikën e jashtme, të cilat besohet se i kanë kanë dhënë mundësi SHBA-së dhe të tjerëve, që të bëhen bashkë kundër Kinës për çështje që variojnë nga tregtia dhe teknologjia, tek ndikimi strategjik dhe ushtarak në Azinë lindore.

Shumica e ekspertëve, i kanë bërë kritikat privatishtm, ose në një gjuhë të koduar. Por, djali i Ten Hsiao Pinit, Ten Pufang, i kërkoi gjatë një fjalimi vitin e kaluar udhëheqjes së Kinës, që të “njohë vendin e saj” në botë, dhe të përqëndrohet tek problemet që ka në shtëpi.

Dhe anulimi i kufizimit të mandatit presidencial, shkaktoi zemërimin e shumë zyrtarëve, që konfirmoi në fakt pikëpamjen e kritikëve, se ai është një autokrat që do ta vendosë Kinën në shërbim të axhendës së tij personale. Teksa është e vështirë të parashikohet se kur do të sfidohet hapur Xi, është po aq e vështirë të shihet se si supremacia e tij në politikën e brendshme, mund të vazhdojë të jetë e qëndrueshme. Faktorët që mbeten jashtë kontrollit të presidentit, do të peshojnë kundër tij.

Ekonomia në ngadalësim e Kinës, dhe demografia që po pëson një rënie, mund të përdoret për të argumentuar ruajtjen e kontrollit mbi pushtetin e tij. Por problemet aktuale, kanë më shumë gjasa të punojnë kundër Xi-së në të ardhmen.

Aftësia e Pekinit për të shpenzuar para në çdo problem, si shpëtimi i qeverive lokale të varfra nga falimentimi, do të zbehet akoma më tej. Prandaj, në kongresin e ardhshëm të partisë, që duhet të mbahet në fund të vitit 2022, çështja e trashëgimisë, do të rikthehet me forcë në formën e një hakmarrjeje.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment