Kukës: Brenda muajit dhjetor do të jepet ndihma ekonomike

aftesi te kufizuarPagesat e ndihmës ekonomike dhe Aftësisë së Kufizuar do të jepen brenda muajit dhjetor. Për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në prag të festave.

Shërbimi Social Shtetëror në bashkëpunim me Prefekturën e Kukësit, i kanë kërkuar njësive vendore që të hartojnë listat, për të bërë të mundur shpënrdarjen e pagesave brënda këtij muaji.

Drejtori i Shërbimit Social në Kukës, shprehet se kjo është hera e parë që fondi vjen në kohën e duhur.

Në skemën e Ndhmës Ekonomike në Qarkun e Kukësit janë të përfshira rreth 11 mijë familje, ndërsa më shumë se 2411 persona trajtohen me pagesë paaftësie.

Submit a comment