Kukan mbyll takimin me Bashën, kërkon reflektim nga palët politike

k
Eurodeputeti, Eduart Kukan, ka nisur takimet me krerët e politikës në Shqipëri në përpjekje për gjetjen e pikave të përbashkëta mes mazhorancës dhe opozitës, në mënyrë që ti jepet fund krizës politike disa mujore.

Në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm ai ka mbërritur në selinë blu, ku për 50 minuta me radhë ka diskutuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Erdha të vazhdoj punë e nisur nga kolegu Fleckenstain. Ai shpreson në një marrëveshje të liderve politikë.Duhet reflektuar, se marrëveshja është shumë e nevojshme për vendin dhe integrimin europian” tha ai për median në mbyllje të takimit.

I pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë dokument konkret mbi këtë marrëveshje politike që pritet të konkretizohet, Kukan refuzoi të japë një përgjigje.

Submit a comment