Kujdes me barnat për gjum

gjumi2Përdorimi afatgjatë i barnave kundër ankthit dhe problemeve të gjumit mund të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit.

Një studim francezo-kanadez ka gjetur se personat të cilët në të kaluarën kanë përdorur benzodiazepina për tre muaj ose më shumë kohë kishin rrezik deri në 51 për qind për t’u prekur nga demenca.

Studimi kishte përfshirë dy mijë persona të rritur të moshës mbi 66 vjeçe. Të gjithë kishin përdorur benzodiazepina të përshkruara. Ata janë krahasuar me shtatë mijë njerëz të shëndoshë të njëjtës moshë dhe nga e njëjta rrethinë (Quebecc).

“Përdorimi i benzodiazepinave është i lidhur me një rrezik të shtuar për t’u prekur nga Alzheimeri”, thotë autori kryesor i studimit, Sophie Billioti de Gage, nga Universiteti i Bordeaux, Francë.

Edhe pse është gjetur një rrezik i shtuar i demencës te personat që kanë përdorë gjatë kohë benzidiazepina, natyra e lidhjes vazhdon të jetë e paqartë.

Megjithatë udhëzuesi i Institutit Amerikan për Shëndetësi këshillon që këto lloje barnash të përdoren nga tetë deri në maksimum 12 javë, jo më shumë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment