KS i OKB-së mblidhet për të diskutuar rreth luftës ndërkombëtare kundër ISID

KS i OKB-sëKëshilli i Sigurimit i OKB-së në një mbledhje të drejtuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka kërkuar mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të OKB-së për të luftuar organizatën ISID dhe ndërprerjen e burimeve financiare të saj.

Në një takim të kryesuar nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së, John Kerry, u diskutuan zhvillimet e fundit në Irak. Në këtë takim morën pjesë më shumë se 40 vende. Në takim, Turqinë e përfaqësoi Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusollu, ku dhe shumë vende të tjera janë përfaqësuar në nivele ministror. Në fillim të takimit me miratimin e 15 anëtarëve në Deklaratën Presidenciale të gjitha shteteve anëtare të OKB-së iu kërkua të japin mbështetje për qeverinë e Irakut në luftën kundër ISID.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se autorët e krimeve kundër njerëzimit dhe autorët e krimeve të luftës duhet të sillen para drejtësisë dhe se në luftën kundër ISID duhet bërë eliminimi dhe izolimi i këtij grupi terrorist.

Gjithashtu në deklaratë u përmend edhe rëndësia për të shkëputur burimet ekonomike të organizatës në luftën kundër ISID, dhe duhet bërë e mundur ndërprerja e tregtimit të naftës nga Iraku në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthorazi.

-“Duhet të ndalojmë luftëtarët e huaj”

Në takim Sekretari i Shtetit i SHBA-së, John Kerry duke dhënë shembuj të veprimeve të ISID deklaroi se: “këto akte mund të përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjithashtu theksoi se është një hap i rëndësishëm edhe parandalimi i pjesëmarrjes së luftëtarëve të huaj”

Për rëndësinë që ka çështja, në takimin e javës së ardhshme, i cili do të kryesohet nga Obama, do të diskutohet më gjerësisht kjo temë.

-“Këto nuk janë as myslimanë dhe as shtet”

Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius deklaroi se këta nuk janë as myslimanë dhe as shtet, Ata janë vetëm një bandë që presin koka. Fabius tha se kundër këtij rreziku, mosveprimi nuk është një opsion. Kjo luftë do të kryhet kryesisht nga vetë irakianët dhe Franca duke përmbushur detyrën e saj ka goditur objektivat e ISID.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment