Kryetari i KMSH-së në Ankara për ndërtimin e Xhamisë Namazgja

Nkmshjë delegacion i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetari Skender Bruçaj, zhvilloi një vizitë dy ditore më 8 dhe 9 dhjetor 2014, në Komunitetit Mysliman të Turqisë (DIYANET) në Ankara. 
Kreu i KMSH-së shoqërohej nga Nënkryetari z. Ali Zaimi dhe Drejtori i Vakf-Investimeve z. Uran Kalej.
Gjatë takimit me kreun e DIYANET-it z. Mehmet Gormez, menjëherë pas zbardhjes së plotë të lejes së Kompleksit të Namazgjasë, është rënë dakord që të plotësohen të gjithë elementet teknikë për fillimin e punimeve për projektin e Namazgjasë.
Gjatë qëndrimit në Ankara, delegacioni i KMSh-së zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Vakfit të DIYANET-it, z. Maz’har Bilgin, institucion i cili do të jetë investitori kryesor i ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë.

Submit a comment