Kryetari Bruçaj pret kreun e Bashkësisë Islame të Malit të Zi

krKryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në një takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Malit të Zi, z. Rifat Fejzic.

Pasi i uroi mirëseardhjen, z. Bruçaj e njohu homologun e tij me disa nga veprimtaritë e institucionit dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për ta bërë Islamin më të pranishëm në jetën e shqiptarëve.

Kreu i myslimanëve të vendit fqinj, z. Fejzic i uroi kryetarit Bruçaj suksese në kryerjen e detyrës dhe në përmbushjen e përgjegjësive në vazhdim. Ai vlerësoi rolin dhe kontributin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë brenda dhe jashtë kufijve, duke theksuar se është fat dhe mirësi që myslimanët e Malit të Zi kanë si fqinjë të tyre Shqipërinë dhe Kosovën.

Në takim u diskutua edhe për çështje të tjera me interes dhe shfrytëzimin e çdo hapësire të mundshme që do t’i kontribuonte rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Si z. Bruçaj ashtu dhe z. Fejzic theksuan se sot është tepër e nevojshme që institucionet islame të angazhohen për të përcjellë qartazi mesazhin islam dhe për të vazhduar traditën e të parëve tanë që na lanë amanet këtë fe të lartë e të pastër.

Z. Fejzic shoqërohej në këtë vizitë nga Myftiu i Ulqinit, z. Ali Bardhi dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment