Kryeparlamentari turk viziton Australinë

Xhemil ÇiçekKryetari i Parlamentit të Turqisë, Xhemil Çiçek, në deklaratën e tij në lidhje me sulmet ajrore kundër ISID tha se “nuk mendon se është shumë realiste të thuash që rezultati do të merret sot ose nesër”.

“Unë nuk mendoj se është shumë realiste të thuash që rezultati do të merret sot ose nesër”, ka thënë Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Xhemil Çiçek, në deklaratën e tij në lidhje me sulmet ajrore kundër ISID.

Çiçek i ndodhur në kryeqytetin e Australisë në Kanberrë për takime zyrtare mbajti një fjalim me temë: “Australi-Turqi-Nga Armiqësia në Miqësi dhe Partneritet”. 

Çiçek në sesionin pyetje dhe përgjigje iu përgjigj pyetjes në lidhje me sulmet ajrore kundër ISID duke thënë: “Sot kemi të bëjmë me ISID, ndërsa për sa kohë që vazhdojnë të jenë këto shkaqe, nesër do të merreni me një tjetër organizatë, kur të keni arritur në një pikë me të, do të dalin organizata të tjera. Për këtë, duke bërë bombardime ajrore, duke bombarduar aty këtu, ngarkesa e Turqisë është në rritje. Ata që ikin nga bombardimet, ata që ikin për ti shpëtuar terrorit të ISID-it po vijnë në Turqi, nuk vijnë në Australi, nuk shkojnë në vendet evropiane, nuk shkojnë në një vend tjetër. Vendstrehimi për të gjithë është Turqia. Prandaj kjo rrugë, kjo mënyrë që nëse thuhet se rezultati do të merret sot ose nesër, unë nuk mendoj se kjo nuk është shumë realiste, nëse nuk mbështetet me operacione tokësore, nëse nuk merren masa shtesë, nëse nuk e futim dorën në xhep pak të gjithë. Derisa këto punë erdhën deri këtu Bota e civilizuar, komuniteti ndërkombëtar nuk ka treguar interes ndaj kësaj drame njerëzore nga çfarë ka treguar interes ndaj dy balenave të ngecura në polin e veriut. Tani disa komente të bëra, unë i shoh si një lehtësim të ndërgjegjes, por ndërgjegjet nuk mund të lehtësohen kaq lehtë. Vijnë terroristë nga 80 vende, në një botë që dëgjojnë njëri-tjetrin, nuk kanë dëgjuar gjë për një organizatë të tillë, pse nuk morën masat, pse ata nuk e panë, nuk donin ta shikonin, ndërsa tani ata e shohin se çfarë ata po bëjnë. Unë personalisht nuk jam i mendimit se do të kemi rezultat për një kohë të shkurtër, me këtë metodë në atë rajon”.

Njerëzit do të vuajnë më shumë, më shumë njerëz do të vdesin, më shumë fëmijë, gra, të moshuar do të humbin jetën dhe se shumë të tjerë do të lënë vendet e tyre. Sikur të kishte një zgjidhje të tillë që të japë rezultate pozitive në mëngjes të nesërmen, edhe unë uroj të bëhet kështu, por kjo është dëshira e zemrës sime, dhe kjo është një çështje që zemra ime dëshiron, por mendja ime nuk mund ta pranojë këtë çështje. Çiçek dhe delegacioni i tij që e shoqëron sot në mëngjes do të kalojë në Sidnej.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment