Kryeministri Edi Rama nisi këtë mengjës vizitën dy ditore në Kinë.
Rama dhe delegacioni, që ndodhet me të u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit nga Chen Guo You, zv-drejtor i Europës në Ministrisë e Jashtme. Ku Zoti Rama, mësohet se do të drejtojë të mërkurën, sesionin “Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese”,që është pjesë e Forumit ekonomik Botëror, që mbahet në Tianjin të Kinës Lindore. Të enjten vizita e Rames do të vijojë me një leksion për studentët dhe akademikët e Universitetit të Financës dhe Ekonomisë të Tianjin-it.