Kryeministri Rama, i bën Kinës dhuratë portin e Shëngjinit?

blaKryeministri Edi Rama dhe homologu serb Aleksandar Vuçiç kanë nisur një vizitë tre-ditore në Kinë. Kryeministri Rama sikurse edhe ai serb Vuçiç gjatë kësaj vizite do të takohen me homologun e tyre kinez Li Keqiang, ku përpos temave ekonomike do të bisedohet edhe për Kosovën, pavarësinë e të cilës Kina nuk e ka njohur ende.

Kryeministri Rama pritet të takohet me homologun e tij serb, Vuçiç, para se ata të takohen në Serbi. Bëhet me dije se Rama do të takohet dhe me kryeministrin kinez, Li Keqiang, ku pritet të diskutojnë për disa projekte të rëndësishme në fushën e infrastrukturës, transportit e energjisë.

Një ndër pikat e rëndësishme të diskutimit është firmosja e një kontrata për Portin e Shëngjinit që do t’i jepet edhe pse i ishte premtuar Kosovës.

Qeveria shqiptare që në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, premtoi se do ti jepte me koncesion Portin e Shëngjinit, shtetit më të ri fqinjë. Por deri më tani nuk dihet se në çfarë faze ka mbetur premtimi i dhënë nga pala shqiptare. Ëndrrën e kosovarëve se do të bëheshin me dalje në det përmes Shëngjinit deri më tani ka mbetur vetëm në nivel premtimesh.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment