Kryeministri Ahmet Davutollu iu drejtua popullit nga Konja

dPas marrjes së detyrës së kryeministrit, Ahmet Davutollu dje për herë të parë iu drejtua popullit me një miting të organizuar në Konja që është vendlindja e tij.

Pas marrjes së detyrës së kryeministrit, Ahmet Davutollu dje për herë të parë iu drejtua popullit me një miting të organizuar në Konja që është vendlindja e tij. Gjatë fjalimit Kryeministri Davutollu vuri theksin në vullnetin dhe lirinë kombëtare.

Kryeministri Davutollu, i cili mori pjesë në një sërë ceremonish të përurimeve kolektive dha mesazhin se do ti mbajnë të hapur dyert e dialogut me të gjitha shtresat e shoqërisë.

Duke e bërë të ditur se do të zgjerohet edhe fusha e lirisë, Kryeministri Davutollu tha se “Në këtë vend askush më nuk do të përbuzet për shkak të besimit, veshjes, prejardhjes së tij etnike dhe sektare”.

“Detyra e parë pas zgjedhjeve do të jetë ndryshimi i kushtetutës” tha Davutollu ndërsa shtoi se edhe procesi i zgjidhjes së problemit të terrorit në vend do të përfundoj me sukses.

Davutollu gjithashtu tha se në Turqi nuk ka vend për mbikëqyrje.

Kryeministri dha sinjalin se do të vazhdohet me luftën kundër “strukturës paralele” që ndodhet brenda shtetit, por që nuk vepron në përputhje me rregullat shtetërore.

Duke e bërë të ditur se ata i kanë qëndruar besnik fjalës së dhënë popullit Kryeministri Davutollu iu drejtua biznesmenëve më këto fjalë: “Prej jush presin dinamizëm, kursim, investim dhe punësim”.

Më pas Kryeministri Davutollu vizitoi tyrben e Mevlanas. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment