Kriza në Venezuelë, Papa Françesku i gatshëm të ndërmjetësojë negociatat mes palëve


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
2 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“TRT World”

Papa Françesku tha sot se Vatikani, është i gatshëm të ndërmjetësojë zgjidhjen e krizës në Venezuelë, nëse këtë do ta kërkojnë të dyja palët. Duke folur me gazetarët në avionin papal, gjatë kthimit në Vatikan nga vizita në Abu Dhabi, Françesku konfirmoi gjithashtu se presidenti venezuelian Nikolas Maduro i kishte shkruar një letër, por se ai ende nuk e kishte lexuar atë.

Maduro u shpreh të hënën për televizionin italian “Sky TG24” se i kishte dërguar Papës një letër, ku i kërkonte “ndihmë në procesin e lehtësimit dhe forcimit të dialogut”. I pyetur mbi një përpjekje të mundshme të ndërmjetësimit të drejtpërdrejtë nga Vatikani të krizës në vendin latino-amerikan, Papa tha:”Do të lexoj letrën, dhe do të shoh se çfarë mund të bëhet, por kushti fillestar është që të dy palët ta kërkojnë diçka të tillë”.

Një koalicion i vendeve të Hemisferës Perëndimore, po i bën thirrje ushtrisë së Venezuelës që të lejojë hyrjen në vend të ushqimeve dhe ilaçeve për popullsinë, ndërsa nxit një tranzicion paqësor të pushtetit në kombin e Amerikës së Jugut.

Thirrja erdhi nga i ashtuquajturi Grupi i Limas, që përbëhet nga gati një duzinë kombesh konservatore latino-amerikane dhe Kanadaja. Ai nxit njohjen e ligjvënësit të opozitës, Huan Guaido, si udhëheqës të ligjshëm të Venezuelës, dhe kërkon gjetjen e rrugëve për të rrëzuar presidentin Nikolas Maduro.

Ky i fundit, paralajmëroi më herët se vendi ndodhet në prag të luftës civile, për shkak të krizës së rëndë politike në vend, një pretendim që rivali i tij Guaido e hodhi poshtë pak orë më vonë. Maduro zotohet të mbrojë Venezuelën me jetën e tij

Ndërkohë, qeveria e përkohshme paralele, që ka ngritur aktualisht Maduro, zotohet të mbajë një konferencë ndërkombëtare, për të kërkuar ndihmë urgjente humanitare në selinë e Organizatës së Shteteve Amerikane në Uashington.

Guaido akuzoi qeverinë e Maduros, se është duke u përpjekur të nxjerrë jashtë vemdit më shumë se 1.2 miliardë dollarë, për t’i çuar në një bankë në Uruguaj, edhe pse ai nuk dha fakte konkrete mbi këtë pretendim.

Submit a comment