Kosova shijon fitoren e parë, mposht 1-0 Omanin

sportPëfaqësuesja e Kosovës ka arritur sot fitoren e parë në një ndeshje futbolli. Ekipi i drejtuar nga Albert bunjaki ka mposhtur sot në vendin e saj, Përfaqësuesen e Omanit. Ndeshja ka përfunduar 1-0 me gol të shënuar nga Imran Bunjaku i cili realizon nga pika e bardhë e penalltisë.

Miqtë e Omanit luajtën disi më mirë dhe tentuan disa herë me goditje mjaft të rrezikshme, megjithatë për fat të mirë shumica prej tyre përfunduan jashtë portës, por duke mos harruar gjithashtu edhe disa pritje fenomenale të bëra nga portieri, Samir Ujkani.

Përfaqësuesja më e re në Botë i gëzohet kështu fitores së parë në një ndeshje futbolli dhe pret me padurim vendimin e FIFAs për ta pranuar zyrtarisht të bëhet pjesë e garave që institucionet e futbollit organizojnë.

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment