Kosovë- Nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

kosova2Kuvendi i Republikës së Kosovës sapo nisi sot vazhdimin e seancës konstituive të filluar në 17 korrik, të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit, me vetëm një pikë të rendit të ditës “Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”. Seancën e kryeson deputetja më e vjetër, Flora Brovina, nga PDK, e cila e ndërpreu para dy muajsh në mungesë kuorumi, pasi konstatonte se “nga 120 deputetë, 47 ishin të pranishëm”. Në kryesimin e seancës është edhe deputetje më e re, Teuta Rugova, nga LDK.

Kryesuesja Brovina përshëndeti edhe praninë në seancë të diplomatëve e përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë në Kosovë.

Koalicioni parazgjedhor i PDK ka propozuar Arsim Bajramin për kryetar Kuvendi, ndërsa koalicioni paszgjedhor i LDK Isa Mustafën.

Në seancën pakminutëshe, kandidati i PDK-së, Arsim Bajrami, nuk mori vota të mjafueshme për t’u zgjedhur kryetar Kuvendi. Kryesuesja Brovina ndërpreu seancën pas votimit. Për Bajramin 44 vota ishin pro, 61 kundër, 11 abstenime. Në sallë ishin 116 deputetë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment