Kosovë, KQZ e gatshme për zgjedhje të reja

dakaPër Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkuarja në një palë zgjedhje të reja nuk paraqet problem, pasi që ky institucion tashmë ka marrë të gjitha masat e duhura që të jetë në krye të detyrës. Problem nuk paraqet as mandati i përfaqësuesve të partive politike në këtë Komision, pasi që, sipas ligjit, përfaqësuesve aktualë në një situatë zgjedhjes do t’u zgjatej mandati automatikisht.

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se në rast se shpallen zgjedhjet, mandati i përfaqësuesve aktualë të partive politike zgjatet automatikisht, duke bërë që KQZ të ketë përbërje të njëjtë, pos anëtarit të AKR-së, parti kjo që e humb përfaqësuesin në KQZ dy muaj pas certifikimit të rezultateve zgjedhore pasi që nuk e ka kaluar pragun.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, në një prononcim për gazetën Tribuna, ka ritheksuar faktin se institucioni që ajo drejton, në çfarëdo momenti që i kërkohet të përgatitë zgjedhjet, do të jetë e gatshme ta bëjë një gjë të tillë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment