Korrupsioni, kush e ka fajin?

colpa

 Fernando De Haro

 Spanjollët vënë duart në kokë, të çuditur dhe të shqetësuar për korrupsionin. Një nga konkluzionet më të forta të arritura në “Barometër”, (një sondazh zyrtar mbi opinionin publik, më i besueshmi) në fund të nëntorit. Alarmi u shkaktua pasi 63.8% e qytetarëve e konsideron mashtrimin, si një ndër problemet kryesore të vendit, ndërsa papunësia ka shënuar rritje në 77% të të intervistuarve. Bëhet fjalë për një rekord historik që shpjegon, pjesërisht, rritjen e popullsisë.

Pa dyshim brenda sistemit ka diçka që nuk shkon. Partitë politike, ashtu si edhe arkat e kursimeve, janë ndarë nga jeta shoqërore dhe në këtë kontekst kanë qenë më të thjeshta vjedhjet dhe përdorimi i parave publike. Për këtë duket një tundim i fortë i manicheismo, për të cilin faji bie mbi tjetrin.

Sociologu Viktor Perez Diaz ka shkruar para ca ditësh një artikull në “EL Mundo”  ku kujton se “ jemi ne që po zgjedhim politikanët 40 vjeçarë, dhe jemi ne përgjegjës të asaj që ata kanë bërë”. Duhet të ankohemi më pak dhe të mos bëjmë viktimat ose të kthehemi në hakmarrës të furishëm.  Duhet “të shmangim çmendurinë e të mos pranuarit pjesën tonë të përgjegjësive për atë çka po ndodh”. Kjo përgjegjësi i është dhënë në versionin e mirë  fanatikëve të disa partive politike, që gjithmonë ia kanë hedhur fajin kundërshtarëve. Korrupsioni, në këtë rast, nuk është një rrjedhojë e  e liberalizimit, por një pjesë e pashmangshme e realitetit. Të thuash që të gjitha gjërat janë të mira , do të ketë pasoja të rënda politike: duhet përgjegjshmëri. Dikush mund të thotë që kjo është shumë e lodhshme, por që të kuptosh ideologjinë që ushqen popujt, duhet të njohësh rrënjët e tyre marksiste: shfajësohet negativiteti  si kusht për të punuar rëndshmën, pa bërë llogaritë më lirinë.

Manicheismo i vjetër po përhapet, duke qenë se spanjollët janë pak të gatshëm të përfshihen në jetën publike. Në  Spanjë votohet, por vendi është duke ecur mbrapa (bashkë me Portugalinë) në statistikat për pjesëmarrjen politike në votime. Kur ka votime, i nënshtrohen vetëm 28.6% e popullsisë, kundër 79.4% të britanikëvë. E njëjta gjë ndodh edhe për vullnetarët, angazhimi në organizata pa qëllime përfitimi ose disponueshmërinë për t’i mbështetur ato ekonomikisht: vetëm 17% e popullsisë spanjolle shpenzon kohën e saj për aktivitete vullnetare, dhe 46% shprehet që nuk ua ndien fare për ta bërë këtë gjë.

Përktheu: Jonilda Zaimaj

Submit a comment