Korçë, PD s’do bojkotojë zgjedhjet, Mano: Për “territorialen”, presim Kushtetuesen

Andrea ManoPartia Demokratike pritet të organizojë një referendum për ndarjen e re territoriale në të gjitha njesitë vendore në Shqipëri.

Ndërkohë që edhe Partia Demokratike në Korçë është në përgatitje të këtij procesi, i cili sipas kreut te PD -së së Korçës, Andrea Mano, do të kundërshtojë ndarjen e tortës elektorale Rama-Meta,e cila sipas tij, pertej interesave të popullit, ka më tepër interesa personale.

Drejtuesit e PD-së në këtë qark kanë vendosur që të mbledhin firmat e qytetarëve, për t’iu drejtuar më pas KQZ-së për organizimin e referendumit.

Mano thotë se për këtë ndarje territoriale nuk është marrë mendimi i qytetarëve dhe është shkelur Kushtetuta.

Edhe pse me parë PD-së kishte paralajmëruar edhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, nëse nuk ndryshohet kjo ndarje e re,tashme diçka e tillë nuk do të ndodhë, por që sipas PD-së do të luftohet me të gjitha rrugët demokratike, për të rrëzuar ligjin për ndarjen e re të territorit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment