Korçë-Arvizu: Reforma territoriale, shtysë zhvillimit të ekonomisë

arAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë vizituan Korçën, ku zhvilluan një takim me biznesin në këtë zonë.
“Korça është një qendër e rëndësishme e kulturës, traditës dhe tregtisë. Edhe biznesi ka patur një zhvillim të madh, dhe prandaj ne duam të përqendrohemi sërish në këtë zonë”, theksoi Arvizu në fjalën e tij.
Për ambasadorin Arvizu, e rëndësishme është të vazhdojë ecuria e aktivitetit të gjithë biznesit dhe veçanërisht e biznesit që vjen nga jashtë vendit, duke patur parasysh dhe nxitjen e bizneseve amerikane për të ardhur këtu. “Mundësitë ekzistojnë, por megjithatë ka nevojë për potencial. Dhe kur flasim për potencial, një nga mënyrat e zhvillimit të tij është nëpërmjet shtetit të së drejtës, çka do të thotë “më shumë transparencë”, tha diplomati amerikan.
Ambasadori i SHBA ka vlerësuar reformën territoriale dhe çështjen e decentralizimit që sipas tij, do t’i japë një shtysë zhvillimit të ekonomisë.
Arvizu prezantoi edhe drejtorin e ri të misionit të USAID, Markus Xhonson, si dhe Mark Elinshtain, që është një nga zyrtarët e lartë të USAID në Shqipëri.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment