Kompania që mashtron me produktet Hallall

mishi hallallBritani- Një kompani ushqimesh me shumicë që shiste me etiketa të falsifikuara si hallall u gjobit me 7,500 paund.

Kompania e Mishit hallall me shumicë ‘Vëllezërit Zaman’ në Vradford furnizoi me 65 kuti mishi  Kompaninë e Ushqimeve Golden Delight në Saltley, Birmingham në vitin 2012.

Në Sallën e gjygjit në Birmingham, drejtori Munawar Zaman pranoi që përdorte etiketa falso tek produktet jo-hallall.

Ai u urdhërua të kryente 120 orë punë sociale pa pagesë dhe të paguante kostot e gjygjit prej 8,000 paundësh.

 ‘Konsumatorët e mashtruar’

Zamanit iu lëshua një urdhër konfiskimi të 3,500 paundëve .

Zyra e Standardeve të Tregtisë së Birmingamit tha që mishi hallall duhet të aprovohet nga Komiteti i Monitorimit të Hallallit (HMC) dhe që një inspektor i HMC duhet të jetë prezent në çdo proces që do i kryhej mishit të aprovuar .

Pas saj, inspektori vendos afishet dhe etiketat kur mishi prihet.

Gjithashtu, Zaman pranoi që kishte etiketa me numra jo serie te stilit të HMC me qëllim vendosjen e tyre tek produktet e mishit që nuk ishin inspektuar.

Xheki Kenedi (Jacqui Kennedy), nga Këshilli i Qytetit të Birminghami-t tha: Të reklamosh dhe furnizosh produkte jo të Komitetit Monitorues të Hallallit dhe t’i kalosh si të aprovuara është një shkelje mjaft e rënde e ligjit pasi mashtron konsumatorin.”

Përktheu : Erion Kotorri

Burimi BBC

Submit a comment