Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet në ligjin “Për huamarrjen shtetërore”

komisioniKomisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të hënën në parim ndryshimet në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë. P/ligji i jep të drejtën ministrisë së Financave të marrë borxh pa miratimin e Kuvendit. Kjo kërkesë e ministrisë së Financave u bë me arsyetimin se Kuvendi i ka të gjitha mjetet edhe pa realizuar miratimin nen për nen të një instrumenti të caktuar të bëjë vlerësimin apo të vendosë kufijtë për Ministrinë e Financave apo për qeverinë, se çfarë dhe sa do të marrë borxhin dhe kuptohet, edhe kriteret sesi duhet marrë borxhi. Kjo e drejtë kërkohet për shuma që janë nën nivelin e miratuar të borxhit, ndërsa për shuma që e kalojnë atë duhet aprovimi i Parlamentit. Në bazë të këtyre ndryshimeve, Ministria e Financave do të mund të “luajë” më me shpejtësi në tregje, pa pengesa proceduriale, në mënyrë që të garantojë interesa dhe kosto më të ulëta huamarrje.

Submit a comment