Komisioni i Ekonomisë diskuton rishikimin e buxhetit

komisioni2Komisioni parlamentar e Ekonomisë ka diskutuar ditën e sotme aktin normativ të qeverisë për disa ndryshime dhe shtesa në buxhetin e vitit 2014.

Akti, efektet e të cilit kufizohen me miratimin e tij brenda 45 ditëve nga Kuvendi, konsiston në ndryshimin e ligjit të buxhetit për arritjen e tre objektivave të rëndësishme: zgjidh përfundimisht çështjen e financimit të paaftësisë me rreth 4.3 miliardë lek; rrit ndjeshëm nivelin e realizimit të projekteve të investimeve publike me financim të brendshëm në masën rreth 8.7 miliardë lek; si dhe ul nivelin e deficitit buxhetor nga 6.6 % e PBB, në 6.3% të PBB.

I pranishëm në mbledhjen e komisionit ministri i Financave Shkëlqim Cani theksoi se ky është rishikimi i parë i buxhetit në 5 vite. Sipas tij buxheti i rishikuar është me ulje pasi bëheshin planifikime të fryra.

Gjithashtu Komisioni i Ekonomisë vendosi që të hyjë në fuqi garancia 85 mln euro për CEZ. kreu I Komisionit të Ekonomisë Erion Barçe kërkoi që të fillojnë procedurat për miratim e kësaj garancie.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment