Komisioni Europian mund ta ketë të pamundur projektin e tij për reformimin e bankave

ekonomiaCecile Doucourtieux

Të kryesh procesin e veçimit të aktiviteteve me rrisk të madh nga bankat europiane, në mënyrë që të parandalohen kriza të reja. Ky propozim ishte lançuar para një viti nga Michel Barnier, në kohën kur ai ishte komisioner i tregut të brendshëm të shërbimeve. Ambicioz, ku projektligji, si direktivë, ngjalli polemika të forta. Përderisa Komisioni i ri e ka filluar punën e tij që prej nëntorit, ky projektligj legjislativ i reformimit të bankave, definitivisht mund të jetë në harresë.

Britaniku, Jonathan Hill, i cili është komisioneri i ri i shërbimit të financave, më 18 nëntor i dërgoi numrit dy të Komisionit të ri, Frans Timmermans, një letër në të cilën ai kishte shprehur tërheqjen e propozimit paraardhësit të tij. Kjo tërheqje është si një opsion që çështja të rishikohet për vitin 2015. “Nëse kjo çështje do të vazhdojë të mbështetet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian” thekson komisioneri i ri Jonathan Hill.

Është pikërisht Philippe Lamberts, një nga liderët e Partisë Jeshile në Parlamentin Europian, i cili e ka shtruar si çështje reformimin e bankave dhe të enjten, më 4 dhjetor, ai njoftoi mediat për letrën e Zotit Hill. “Sinjali që ai i dërgon shteteve pjesëtare është i qartë: Vazhdoni të privilegjoni një strategji të kalbëzuar të kësaj dosjeje dhe vitin tjetër do të përpiqemi ta rishikojmë nga fillimi këtë reformim të bankave” akuzon me anë të kësaj deklarate zoti Lambers.

Propozoimi i zotit Barnier, vë në shënjestër 30 bankat më të mëdha të Bashkimit Europian, ku dështimi i njërës pej tyre do ta destabilizonte ekonominë.

Është projektuar që t’iu ndalohet bankave nga viti 2017, që të spekulojnë përsa i përket çështjeve të financave të tyre, të produkteve financiare të tregut (aksione, detyrime….) dhe të lëndëve të para. Ky projekt propozonte gjithashtu, që autoritetet e bankave kombëtare për arritjet e një volumi të caktuar, të detyronin bankat të krijonin filiale për aktivitetet e tyre me risk.

Propozimet e zotit Barnier janë të frymëzuara nga reforma amerikane, e quajtur “Reforma Volcker”, e cila mban emrin e ish- presidentit të shërbimit federal amerikan (Fed, banka qendrore). Këto reforma kanë ngjallur rritje të menjëhershme dhe të fuqishme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Francë në gjirin e bankave. Jo vetëm kaq, bankierët francezë kanë pasur edhe mbështetjen e qeverisë. Këto të fundit i janë drejtuar Brukselit, duke i thënë se ky projekt është i “papërshtatshëm”, term ky mjaft i vështrirë për t’u prononcuar, aq më tepër kur është i shprehur nga guvernatori i Bankës së Francës, zoti Christian Noyer.

A vazhdon argumentimi? Projekti europian dobëson bankat dhe është më kufizues në rregullat mjaft të “lehta”, më shumë se sa rregullat që Franca ka adoptuar mbas krizës finanaciare të institucioneve të saj financiare. Këto rregulla përbëjnë kryesisht reformimin e organeve të kontrollit kombëtar. Gjithashtu edhe Mbretëria e Madhe i ka adoptuar këto projketligje (sipas ligjit Vickers) dhe Gjermania ishte kundër këtyre teksteve të projektligjit.

“Zoti Hill nuk është shprehur asnjëherë në letrën e tij, që duhen hequr qafe propozimet e Barnier. Ai limitohet vetëm në ushtrimet e dhëna nga Komisioni i ri i këtyre javëve të fundit, si vlerësimi i projekteve në punë e sipër në gjirin e institucioneve tona”, argumenton një burim nga Brukseli.

Në fakt Komisioni i Juncker-it dëshiron të përqendrohet në disa çështje kryesore (energjia, rilançimi i ekonomisë) dhe vendosi të zgjedhë të gjitha projektligjet të mbështetura në shërbimet e saj, të cilat ai i vlerëson prioritare dhe do të kenë një shanc për të qenë të suksesshme. E gjitha kjo do të thotë të arrijnë në një akord me Këshillin, mbledhjen e 28–ve ose të Parlamentit europian, ku zoti Timmermans është përgjegjës për këtë kalim legjistrativ.

Ose projekti Barnier kontrollon një nga këto kuti: nga pikëpamja e zotit Hill, i cili e ndan rrezikun për të mos ia lënë përgjegjësinë Këshillit për arsye se tre ekonomitë më të mëdha të Europës, do të kundërshtojnë: Franca, Mbretëria e Madhe dhe Gjermania.

“Gjithsesi asnjë vendim nuk është marrë deri tani”, paralajmëron një burim i Komisionit Europian. Është e vërtetë që projektligji është i vështirë për t’u kaluar, të paktën nëse ai rilançohet i shkruar në një formë tjetër më të thjeshtëzuar, me një ndarje të aktiviteteve me rrezikshmëri, të cilat nuk do të ishin më të detyrueshme, por vetem opsionale”, thotë një burim tjetër i mirinformuar.

Cecile Doucourtieux është përgjegjëse e zyrës në Bruksel

Përktheu: Jona Koprencka

Submit a comment