Komisioni Europian lufton evazionin fiskal

keKomisioni Europian, sipas draft-programit të përgatitur për 2015, ka për qëllim të luftojë evazionin fiskal, të thellojë integrimin ekonomik dhe të rishikojë legjislacionin e saj mbi produktet e modifikuara gjenetikisht (OMGJ), etj.

Lista e këtij viti, sipas ‘Euobserver’ përmban 23 masa që përfshijnë ekonominë, migrimin, klimën, dhe industrinë.

Në krye të saj janë propozimet për rritjen ekonomike të BE-së, pjesë e të cilit është plani i presidentit Juncker për 315 bilion € investime gjatë viteve të ardhshme. Masa të tjera përqëndrohen për të ndihmuar punësimin e të rinjve ose shtimin e rregullave për mbrojtjen e të drejtave të autorit në tregun dixhital. Komisioni po ndërmerr hapa të mëtejshme për rritjen e sovranitetit të ekonomive qeveritare, ku përfshihen “stimuj” për reformat strukturale që do ndërmerren prej tyre.

Duke marrë parasysh faktin se, “qytetarët presin përmirësime në atë që BE-ja është duke bërë dhe se si e bëjnë atë”, Komisioni është duke planifikuar një marrëveshje ndërmjet Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE-së për të krijuar një “regjistër të detyrueshëm transparence”. Ky do të sigurojë që të gjitha institucionet europiane të jenë të hapura rreth faktorëve që ndikojnë në procesin e vendimmarrjes.

Gjithashtu parashikohet të rishikohet sistemi i licensimeve të produkteve OMGJ, sepse sipas sistemit aktual, komisioni mund të aprovojë autorizimin e produkteve të modifikuara gjenetikisht, edhe nëse shumica e qeverive të BE-së e kundërshtojnë.

Pikë tjetër në planin e Komisionit Junker është aderimi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, realizimi i hapave drejt një “bashkimi të energjisë” (zvogëlimi i varësisë së saj nga Rusia) dhe rishikimi i politikave të saj tregtare, përfitimi i padrejtë i emigratëve nga programet e mirëqenies sociale, lëvizshmëria e punës.

Në draft parashikohen edhe disa ndryshime legjislative për shkak të vjetërsisë së tyre si p.sh rregullat për buxhetet e mëparshme, ligjet e lidhura me ndihmën e fermerëve. Disa do të hiqen sepse nuk ka ndonjë marrëveshje të parashikuar për zbatimin e tyre si p.sh etiketimi i mallrave organike; regjistrimi i materialeve radioaktive; një ligj mbi kreditë e stacioneve të energjisë bërthamore.

Submit a comment