Komandanti i KFOR-it u takua me ambasadoren amerikane

kfKomandanti i KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo, u takua sot me ambasadoren amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, në ambasadën e SHBA në Prishtinë. Kjo është vizita e parë zyrtare që kur  Figliuolo mori komandën e KFOR-it, më 3 shtator 2014.

Gjatë takimit Figliuolo theksoi rëndësinë e mbështetjes së kontingjentit amerikan, që përbëhet nga rreth 700 ushtarë, të vendosur kryesisht në Grupin Shumëkombësh Luftarak Lindje në Kampin Bondsteel dhe në Shtabin Qëndror të KFOR-it. Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për kontributin e SHBA, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e trupave të saj në terren, që nga viti 1999, si pjesë e një force stabilizuese ndërkombëtare pas përfundimit të luftës.

Ambasadorja Jacobson nënvizoi se SHBA vazhdojnë të mbështesin misionin e KFOR-it si një nga kontribuesit më të rëndësishëm. Komandanti i KFOR-it dhe Ambasadorja e SHBA ranë dakord mbi rëndësinë e kontributit të përpjekjeve të KFOR-it, duke kontribuar, si reagues i tretë, për të mbështetur PK-në, EULEX-in dhe të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare dhe në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në tërë Kosovën.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment