Kolesteroli i mirë apo i keq?

kolesteroliGjithmonë kur njerëzit degjojnë të flitet për kolesterolin tremben, por jo gjithmon kolesteroli mund të jetë i dëmshëm. Në trupin e njeriut gjenden dy tipe kolesteroli të njohura rëndomtë edhe në mjekësi si kolesteroli “i mirë dhe i keq”, e rëndësishme për ne është që të ruajmë balancat në raportin që ekziston midis të dyve.

Kolesteroli i keq cili njihet me emrin Lipoproteina me Densitet të Ulët LDL, qarkullon vrullshëm në gjak dhe mund të shkaktoj bllokim të arterieve ose të rrise rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe ataku.Kolesteroli i mirë që njihet ndryshe Lipoproteina me Densitet të Larte HDL, ndihmon në heqjen e tepricave të LDL nga arteriet te mëlcia, nga ku më pas nxirret jashtë. Është pikësirsht kolesteroli i mirë HDL i cili përcakton edhe raportin e kolesterolit në trupin tuaj. 

Por cili është raporti ideal i kolesterolit?

Në përgjithësi niveli total i kolesterolit në gjak nuk duhet të jetë më i lartë se 200mg/dl. Niveli i kolesterolit të keq duhet të jetë poshtë 130mg/dl (optimali është 100mg/dl) dhe kolesteroli i mirë duhet të jetë minimalisht 60mg/dl. Rreziku për tu prekur nga sëmundjet e zemrës bëhët akoma më i madh nëse niveli i HDL është poshtë 40mg/dl për meshkujt dhe nëse është poshtë 50mg/dl te femrat. Kur femrat hyjnë në peridhën e menopauzës duhet të trgohen mjaft të kujdeshme pasi niveli i HDL ulet dhe ndërkohë rritet niveli i LDL. Njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti janë më të prirur për të shfaqur probleme të zemrës, ndaj për ta është e rekomandushme që niveli i kolesterolit të keq (LDL) të jetë poshtë 70mg/dl.

Si të përcaktoni raportin e kolesterolit?

Para se të bëni kalkulimet ju duhet të njihni nivelet tuaja. Kërkojini mjekut tuaj një analizë të detajuar te lipoproteinës në gjak, mos konsumoni ushqim apo pije 12 orë para se të bëni analizën në mënyrë që të keni një rezultat sa më të saktë. Për të përcaktuar raportin e kolestërolit, ndani HDL nga niveli total i kolesterolit në gjak. Supozojmë se niveli total i kolesterolit në gjak është 200mg/dl dhe HDL 50mg/dl atëher raporti i kolesterolit është 4:1. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që raporti i kolesterolit të jetë më i ulët se 5:1, idealja do të ishte 3:1.

Përpiquni të mbani një raport të ulët kolesteroli pasi dhe rreziku për tu prekur nga sëmundjet e zemrës do të jetë më i ulët. Konsumoni dieta të pasura me fibra në vend të dietave të pasura me yndyrna të ngopura, ushtrohuni rregullisht 5-6 herë në javë, mos konsumoni duhan pasi ndikon në rritjen e LDL. Nëse niveli i lartë i kolesterolit lidhet me një problem gjenetik atëher konsultohuni me mjekun përkatës, ekzistojnë mjekime që ju ndihmon të ekuilbroni balancat.

Submit a comment