Kodheli: Italia aleat strategjik i Shqipërisë

kodheliMinistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, priti të premten pasdite ministren e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, Roberta Pinotti, e cila ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare një ditore. Ministrja Kodheli theksoi në fjalën e saj se Italia, gjatë gjithë kohës si një aleat strategjik i Shqipërisë ka mbështetur pa rezerva proceset integruese të vendit tonë. “Unë jam e sigurt se kjo mbështetje do të vazhdojë dhe në të ardhmen, jo vetëm se Italia është vend mik dhe partner strategjik i Shqipërisë, por edhe për disa zhvillime të fundit siç janë p.sh. zgjedhja zonjës Mogherini si Përfaqësuese e Lartë e Evropës për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, një tjetër mike e vendit tonë”, deklaroi Kodheli.
Sipas ministres Kodheli, gjatë takimit u diskutua për misionin tonë të përbashkët në Afganistan, për Planin e Veprimit për Gatishmërinë e NATO-s, gjithashtu dikutuam edhe për një stërvitje të përbashkët të disa aleatëve brenda Aleancës së NATO, “Trident Jucture 2015”.
Ndërsa ministrja e Mbrojtjes së Italisë Pinotti bëri të ditur se i kishte propozuar Kodhelit ndërveprim në operacione të përbashkëta ndërkombëtare apo dhe formim të përbashkët të ushtarakëve pranë akademive ushtarake.
Po ashtu, Pinotti tha se kishte mirëpritur propozimin e Shqipërisë për të qenë si mbikqyrëse e operacionit “Framework Nations” dhe që më tej do të shohë mundësinë që të bëhet anëtare dhe të veprojë drejtëpërdrejtë në kuadër të këtij projekti. Përsa i përket sigurisë detare kemi ndërmarë dhe kemi hapur kanale të drejtpërdrejta komunikimi dhe besoj që ky proces do të forcohet edhe më tej në të ardhmen.
Ajo tha se bashkë me ministren Kodheli kishin trajtuar edhe çëshje të ndryshme që lidhen me rreziqet që përballet sot bota. Pata rastin të falenderoj përzemërsisht Shqipërinë për faktin që ka vënë në dispozicion municione në luftën kundër ISIS dhe ky është një rrugëtim tejet i rëndësishëm për Shqipërinë, që është duke bërë në planin ndërkombëtar”, deklaroi Pinotti.Sipas saj, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm sa i përket qëndrueshmërisë, stabilitetit dhe paqes në rajon dhe sigurisht kjo duke u bazuar edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera fqinje në rajon dhe jo vetëm kaq. “Shqipëria ndjek me vëmendje çështjet e sigurisë në botë dhe merr pjesë fuqishëm në këto veprime dhe operacione ndërkombëtare duke iu përgjigjur edhe nevojave apo kërkesave në planin ndërkombëtar. I gjithë ky rrugëtim apo ndërveprime që ka marë Shqipëria ndiqen me mjaft vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti nga ai europian dhe të gjitha këto do të shërbejnë dhe do të jenë në dobi të rrugëtimit të saj europian, rrugëtim të cilin Italia e ka mbështetur dhe e mbështet fuqishëm”, ka thënë ajo.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment