Kod Etike për deputetët: Pa celularë në seancë

trDeputetëve të Kuvendit të Shqipërisë do t’u ndalohet përdorimi i telefonisë celulare në ambientet e sallës së Parlamentit. 

Një kufizim i tillë është vendosur në Kodin e ri të Etikës të hartuar nga Kuvendi në bashkëpunim me OSBE-në dhe që pritet të miratohet në seancë plenare. 

“Gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit në komisione dhe seancë plenare, deputeti duhet të paraqitet me veshje zyrtare. Gjatë zhvillimit të seancave plenare dhe mbledhjeve të organeve të Kuvendit, si rregull, deputeti nuk duhet të përdorë telefoninë e lëvizshme”, thuhet në nenin 10 të Kodit të Etikës. 

Një kapitull i veçantë është ai i sjelljes në Kuvend, dhe ku deputetëve u ndalohet të përdorin fjalë të pahijshme apo ofenduese në Kuvend, të pengojnë apo cenojnë rregullin e zhvillimit të punimeve të seancës. “Deputeti nuk duhet: ç) të kërcënojë apo fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetëror.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment