Klubi Tirana vendos heshtjen për shtyp

tiranaTirana në heshtje për shtyp. Klubi bardheblu ka vendosur ditën e  sotme  të ndërpresë të gjitha komunikimet me mediat vizive dhe të shkruar derisa të vendoset që të hapen dyert për tifozët në stadium.

Në deklaratën e  klubit kryeqytetas shkruhet se drejtuesit e Tiranës nuk do të lejojnë  askënd nga skuadra apo stafi teknik të të prononcohet për mediat duke vendosur në këtë mënyrë një heshtje shtypi absolute.

Gjithçka vjen pas dënimit që komisioni i disiplinës i  caktoi Tiranës, menjëherë pas ndodhive të shëmtuara në stadiumin e Shkodrës. Kujtojmë që vendimi i Disiplinës i e detyron skuadrën bardheblu të luaj 15 takime pa tifozë, e përkthyer ndryshe nëse nuk merret një tjetër vendim lehtësues Tirana do ti luaj pothuajse të gjitha sfidat e mbetura pa mbështetjen e tifozerisë.

Klubi bardheblu e ka konfirmuar se do ta dërgoj cështjen në komisionin e apelit për të përfituar një ulje të masës së dënimit ndërkohë që dje u raportuan edhe fjalët e donatorit kryesor të Tiranës Refik Halilit i cili i kërkoi falje të gjithë qytetit të Shkodrës për gjithçka ndodhi të enjten pasdite.

Ndërkohë që displina ka dënuar me 2 ndeshje pezullim Elis Bakaj-n, pas kartonit të kuq të marrë në përballjen me Elbasanin.

Na Ndiqni ne FB Bannerv

Submit a comment