Klerikët myslimanë:Islami fe e paqes, vizita e Papa Françeskut nxit dialogun


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
3 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“Gulf News”

Abu Dhabi- Udhëheqësit fetarë myslimanë, thonë se Konferenca Globale e Vëllazërisë Njerëzore, është një sukses i madh në bërjen bashkë të të gjitha feve në një platformë të vetme, dhe se ajo do t’i transmetojë mbarë botës “një mesazh të mirë”, mbi luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

“Meqë Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike, ndodhet Këtu, dhe po këtu ndodhen edhe klerikë dhe dijetarë islamikë, kjo do t’i japë një mesazh gjithë botës, se fetë nuk kanë ndonjë lidhje me terrorizmin dhe ekstremizmin”- tha Allama Muhamed Tahir Ashrafi, Kryetar i Këshillit  Ulema të Pakistanit, për agjencisë e lajmeve ËAM në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai e përshkroi konferencën si një sukses të madh, për shkak se ajo ka bashkuar udhëheqësit fetarë myslimanë dhe të krishterë nga e gjithë bota, për t’i treguar botës se “ne jemi të bashkuar kundër ekstremizmit dhe terrorizmit”.

“Ne duhet të hapim dialogun midis feve”- theksoi ai, duke shtuar se Islami është një fe e paqes, dashurisë dhe vëllazërisë. Duke cituar një ajet nga kapitulli 109 i Kur’anit, i cili thotë:”Ti fenë tënde, dhe unë timen”- ai i shtoi:”Le të ulemi së bashku, dhe të bëjmë përpjekje për hir të gjithë njerëzimit”.

Konferenca 2-ditore në Pallatin Emirates, ka bashkuar më shumë se 600 drejtues fetarë nga e gjithë bota, për të diskutuar dhe promovuar tolerancën dhe dialogun ndërfetar. “Bota ka nevojë për ujë të pastër, edukim. Shumë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, ndërsa ka edhe shumë probleme shëndetësore”- vuri në dukje Allama Ashrafi, duke shtuar se “ne duhet të jemi të bashkuar dhe të bëjmë përpjekje për t’i shërbyer njerëzimit”.

“Unë mendoj se terrorizmi më i madh, është kur dikush keqpërdor emrin e Islamit. Terrorizmi, nuk i përket asnjë feje”- deklaroi ai. Allama Ashrafi, foli gjithashtu për rolin e medias në këtë kontekst, duke thënë se sot është shumë e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit fetarë të dalin para saj dhe të tregojnë mesazhin e vërtetë, që sipas tij është ai i bashkëjetesës paqësore.

Ai citoi një shembull kur Profeti Muhamed, u la një vend të krishterëve për t’u lutur në Xhaminë e Profetit në Medinë. “Ky është mesazhi i vërtetë nga Islami”- theksoi Ashrafi. Ai shtoi se mësimet e Islamit, përkrahin dialogun me të tjerët për kauzën e njerëzimit, duke e përshkruar konferencën si një forum të shkëlqyer për promovimin e dialogut ndërfetar.

Qeveritë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, i kanë kushtuar shumë përpjekjet për inkurajimin e paqes dhe dialogut tha ai, ashtu si Al Azhar Al Sharif në Egjipt dhe Këshilli Ulema i Pakistanit.

Ai tha se mesazhi i tij ndaj Papës është:Bëhuni bashkë me ne, për t’i shërbyer njerëzimit, në mënyrë që ne t’i përcjellim një mesazh gjithë botës, se si myslimanët i respektojmë të gjithë Profetët, të gjithë librat fetarë dhe gjërat e shenjta”.

Submit a comment