Kirobo, hap gjigand për robotët

robotGjysmë shekulli që nga fluturimi i parë i një njeriu në hapësirë, një robot i vogël është duke e bërë një hap gjigand për robotikën. Roboti humanoid është i programuar të flasë gjuhën japoneze dhe të bisedojë, për të qenë në gjendje të komunikojë me një astronaut japonez.

Tani roboti Kirobo është duke u përgatitur të kthehet në shtëpinë e tij në Tokë, pas më shumë se një viti në hapësirë.

Gushtin e kaluar Kirobo u bë roboti i parë humanoid në hapësirë. Roboti i vogël astronaut u nis me një raketë japoneze drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, ku ai u bë një shok i komandantit të Stacionit Koichi Wakata, i cili qëndroi në stacionin e hapësirës për gjashtë muaj.

“Mirëmëngjesi të gjithë njerëzve të Tokës. Unë jam Kirobo, një astronaut robot. Unë jam i pari robot-astronaut në botë që mund të flasë. Gëzohem që u njohëm!”

Binjakja e tij, Mirata, qëndroi në Tokë si robotja zëdhënëse e projektit Roboti Kibo.

“Është një hap i vogël për mua, por një hap gjigand për robotët,” thotë Mirata rreth udhëtimit të Kirobo-s në hapësirë.

Emri Kirobo rrjedh nga fjalët japoneze “shpresë” dhe “robot”, ndërsa Mirata vjen nga fjala “e ardhme”.

Projekti ishte një bashkëpunim mes kompanisë së reklamave Dentsu, prodhuesit të automobilave Toyota dhe krijuesit të robotëve Tomotaka Takahashi në Qendrën Kërkimore të Shkencës dhe Teknologjisë së Përparuar në Universitetin e Tokios.

U deshën më shumë se nëntë muaj dhe dhjetra testime për të siguruar që roboti do të funksiononte në hapësirë.

Kirobo dhe Mirata janë 34 centimetra të gjatë, 18 centimetra të gjerë, peshojnë nën 1 kilogram, dhe tani për tani, flasin vetëm gjuhën japoneze. Dy robotët astronautë janë të aftë të njohur zërin të folurin e njeriut, kanë përgjigjet dhe veprimet të para-programuara për pyetjet, ndërkohë që mund edhe të formojnë përgjigje në bazë të bisedave të mëparshme.

Kirobo është i pajisur dhe me një kamera për njohje të fytyrës, si dhe një aparat fotografik që mund të regjistrojë imazhe.

Robotët janë ende në zhvillim e sipër, me probleme të rastit në përgjigje dhe heshtje të shkurtra kur ata nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë është thënë, por disa thonë se kjo ndodh herë pas here edhe në botën njerëzore.

Tomotaka Takahashi i Universitetit të Tokios, drejton gjithashtu kompaninë e tij të robotikës. Ai projektoi disa nga pjesët e dy robotëve astronautë dhe lëvizjet e tyre fizike.

“Robots konvencionalë me inteligjencë artificiale, mund të kenë shumë njohuri, por ata nuk janë shumë zbavitës Nuk të vjen të flasësh me ta nëse nuk ke një arsye për ta bërë këtë. Ndryshe nga ata, unë kam kërkuar që këta robotë të jenë të tillë që ti të duash të flasësh me ta, qoftë edhe vetëm sa për bisedë,” thotë Takahashi.

Pas nisjes së tij, Kirobo priti mbërritjen e zotit Wakata në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Në bordin e Stacionit, dyshja ndërmori teste komunikimi për të parë se sa në gjendje do të ishte Kirobo të bisedonte në mënyrë autonome me astronautin Wakata, si dhe për të testuar funksionet e tij të telekomanduara nga Toka.

Duke folur për mediat në Houston, pas kthimit të tij në tokë, Koichi Wakata vlerësoi kërkimet japoneze të robotikës.

“Japonia është e njohur për teknologjinë e saj të robotëve në shumë industri, përfshi Kibo-n. Unë gjithashtu përdorja dhe një krah robotik. Shpresoj që kjo teknologji të përhapet në fusha të tjera për kërkime të reja. Në këtë kuptim, ishte një përvojë e re për mua dhe puna me një robot më pëlqeu shumë.”

Para se të largohej ai i dha një lamtumirë prekëse mikut të tij robot.

Zoti Wakata punoi dhe me gjashtë anëtarë të tjerë ekuipazhi në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës gjatë misionit të tij gjashtë-mujor, por ende nuk dihet se çfarë mendonin ata për shokun robot të kolegut të tyre.
Zhvilluesit e Kirobo-s pritet të njoftojnë së shpejti planet për të kthyer robotin astronaut në Tokë në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment