Kina, teknologji dixhitale për të ruajtur murin e Madh
Pekini ka nisur një projekt të avancuar në shkallë të gjerë për të matur dhe inspektuar Murin e Madh, duke përdorur teknologjinë më të fundit dixhitale, në një përpjekje për të mbrojtur më mirë veprën më të madhe të mbrojtjes ushtarake e kohëve të lashta të Kinës,
Projekti është iniciuar nga Instituti i Kërkimeve për Murin e Madh kinez dhe Qendra Ndërkombëtare për Teknologjinë Hapësinore për trashëgiminë natyrore dhe kulturore nën kujdesin e UNESCO-s .
Në këtë projekt, për ruajtjen dixhitale të Murit Kineze do të përdoret teknologji lazër dhe radar për të kapur imazhet e murit me saktësi, në ccdo millimeter të tij.
Ekspertët e Institutit thonë se në projekt janë përfshirë helikopterë dhe aeroplanë pa pilot për të përcaktuar fotot e strukturës së lashtë .
Fotografitë digjitale do të mundësojnë krijimin e një harte të saktë të Murit të Madh dhe ruajtjen e ndërtesës 2 mijë vjeccare e cila është konsideruar si një 7 mrekullitë botërore.
Muri i Madh, i cili shtrihet 21. 197 kilometra nga Shanhaiguan në lindje të Jiayuguan në perëndim, ka rëndësi shumë të madhe kulturore-historike dhe është në listën e mbrotjes kulturore të UNESCO-s që prej vitit 1987.