KESH i shlyen HEC-eve 11 mln dollarë borxh nga 60 milionë në total

korporataQeveria ka nisur shlyerjen e borxheve të akumuluara ndaj prodhuesve privat të energjisë elektrike. Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka filluar likujdimin e një pjese të pagesave të prapambetura të HEC-eve, duke shlyer kështu 11 milion USD nga rreth 60 milion USD që shkon detyrimi total i akumuluar që prej muajit shkurt.

“Gjatë ditëve të fundit është bërë e mundur likujdimi i mbi 11 milion USD nga rreth 60 milion USD që shkon detyrimi total i akumuluar që prej muajit shkurt. Brenda Janarit të vitit të ardhshëm pritet që Koorporata Elektroenergjitike të mund të shlyejë borxhet e 6-mujorit të parë të vitit 2014, ndërsa brenda Prillit do të likujdohen të gjitha borxhet e akumuluara nga viti 2014.

Ndërkaq, shlyerja e faturave korente të vitit 2015 do të bëhet në kohë, falë edhe një mekanizmi monitorimi në kuadër të projektit të rimëkëmbjes së energjisë elektrike, me synim mirëmenaxhimin e koorporatave dhe rritjen e likuiditetit në sektor.

Për këtë qëllim, do të ndikojë pozitivisht edhe vendimi i marrë nga qeveria për të sjellë çmimin e blerjes së energjisë prej prodhuesve privat në parametrat e tregut, duke garantuar kështu vijimësinë e pagesave të rregullta dhe shmangien e akumulimit të mëtejshëm të borxheve.”

Submit a comment