Kerry filloi në Bagdad turneun e tij për koalicionin ndërkombëtar

daSekretari amerikan i shtetit John Kerry filloi sot në Bagdad turneun që synon të krijojë koalicionin kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry filloi sot në Bagdad turneun që synon të krijojë koalicionin kundër militantëve të Shtetit Islamik (SHI), ku plani i veprimit do të prezantohet nga presidenti Barack Obama sot në mbrëmje.

Përpjekjet ndërkombëtare u përshpejtuan kundër kërcënimit në rritje që vjen nga Shteti Islamik, që ka shtuar veprimet e dhunshme në rajonet e pushtuara në Irak dhe Siri dhe i kanë prerë kokën deri tani dy gazetarëve amerikan.

Në terren SHBA-ja vazhdon fushatën e sulmeve ajrore të filluar më 8 gusht mbi pozicionimet e Shteti Islamik në veri të Irakut, një ndihmë shumë e rëndësishme për forcat kurde që luftojnë kundrejt militantëve të SHI-së dhe kanë arritur të rimarrin nën kontroll disa sektorë që i kishin humbur gjatë tërheqjes së tyre kur filloi ofensiva e militantëve më 9 qershor.

Pas Bagdadit, Kerry do të shkojë për vizitë në Xhidde, në perëndim të Arabisë Saudite, për të takuar krerët e diplomacisë së gjashtë monarkive arabe të Gjirit Persik që kishin kërkuar më shumë detaje për pjesëmarrjen e tyre në koalicionin anti-xhihadist të filluar nga SHBA-ja.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment