Kerri në Arabinë Saudite për mobilizimin e Gjirit kundër ISID-it

Xhon KerriSekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, mbërriti sot në Arabinë Saudite në përpjekje për të bashkuar 10 vendet arabe të Gjirit  Persik dhe Turqinë në koalicionin kundër ISID-it.

Kreu i diplomacisë amerikane, Xhon Kerri, shkoi sot në Arabinë Saudite për të bashkuar dhjetë vendet arabe dhe Turqinë në aleancën kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Damask (ISIS/ISID), duke riforcuar veçanërisht bashkëpunimin e tyre ushtarak, theksoi një zyrtar amerikan.

Pas një vizite dje në Bagdad, Xhon Kerri do të marrë pjesë në një takim rajonal në nivel ministrash të Punëve të Jashtme, në Xhide.

Përveç Arabisë Saudite, pesë vende të tjera të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik (Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani, Katari), si dhe Egjipti, Jordania, Iraku, Libani dhe Turqia marrin pjesë në këtë takim, gjykuar vendimtar për SHBA-të, vend ky që ka krijuar një koalicion botëror kundër ISID-it, përgjegjës për vrasjet në Siri dhe Irak.

Pas një fjalimi të Presidentit amerikan, Barak Obama, i cili u shpreh i gatshëm të godasë ISID-in në Siri dhe për të vazhduar sulmet e ndërmarra në Irak që prej një muaji, Kerri do të flasë veçanërisht për bashkëpunimin ushtarak, sipas zyrtarit amerikan.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment