Kërkesa e deputetëve të majtë për shkarkimin e Cefës, mblidhet sot KLD

kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të mblidhet sot në orën 17: 00. Tema e diskutimit në mbledhjen e KLD-së pritet të jetë kërkesa për shkakrim e nënkryetarit Elvis Cefa, nga ana e 39 deputetëve të majtë.

Ditën e djeshme, një grup deputetesh kanë dorëzuar pranë Kryetarit të Kuvendit, kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Ndërkohë, Meta ka vënë në dijeni Kuvendin, Cefën e Lelçajn për kërkesën e dërguar në Komisionin e Ligjeve. Në lidhje me kërkesën reagoi edhe vetë nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa i cili shprehet se javën që vjen do të përgjigjet zyrtarisht.

“Respektoj vizitën e Papës, s’dua të tërheq vëmendjen. Do shprehem zyrtarisht javën e ardhshme”, shprehet Cefa.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment