Këmbimi valutor- Tregu i qëndrueshëm, euro ruan pozita të forta ndaj lekut

euroMonedha vendase ka ruajtur kuota të qëndrueshme sot në tregun e këmbimit valutor, ndonëse euro vazhdon të qëndrojë në pozita të forta ndaj lekut.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, leku ka ruajtur të njëjtat kuota ndaj euros, pas një vlerësimi gjatë ditëve të mëparshme. Për më shumë se dy javë, euro ka reflektuar paqëndrueshmëri në kursin e këmbimit, që është paraqitur me luhatshmëri si kundrejt lekut, ashtu dhe ndaj dollarit amerikan.

Të martën, monedha e përbashkët ka ruajtur të njëjtin nivel të një dite më parë kundrejt lekut, duke mbetur në nivelin e 140.08 lekëve.

Ndërkohë, dollari ka pësuar sërish një vlerësim gjatë ditës së sotme, pas zhvlerësimit të ditëve të fundit. Monedha amerikane ka shënuar nivelin e 108.98 lekëve, 0.1 lekë më shumë se një ditë më parë. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, luhatjet e valutave janë tërësisht në varësi të bursave ndërkombëtare dhe prandaj çdo dobësim i tij atje, do të reflektohet edhe në tregun vendas.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment