Juventusi mposht Milanin në “San Siro”, vendos goli i Tevez

TEVEZDerbi i javës së 3-të, të Serisë A mes Milanit dhe Juventusit i ka shkuar bardhezinjve të drejtuar nga Masimiliano Alegri. Ndeshja e luajtur sot në “San Siro” është fituar 0-1 nga Juventusi. Goli i shënuar nga Carlos Tevez i ka dhuruar fitoren “zonjës së vjetër” të cilët parakalojnë Milanin dhe e shohin veten përkohësisht në krye të tabelës me 9 pikë.

Takimi ka nisur me ritëm nga të dyja ekipet. Milani i Inzaghit u përpoq të shfaqej i rrezikshëm që në fillimin e ndeshjes ku lojtari më i spikatur ishte Jeremy Menez, por Juventusi ishte vendosur mjaft mirë në fushë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ku rasti më i pastër i përket Juventusit të cilët goditën shtyllën.

Në të dytën Juventusi duket më i qartë në fushë. Carlos Teves ishte rrezik kostant për portën e Abiatit, dhe në minutën e 71-të, pas një kombinimi perfekt me Poul Pogba, ka dalë i vetëm përballë Abiatit dhe me lehtësi ka kaluar Juventusin në avantazh.

Minutat e mbetura nuk i mjaftuan Milanit për të barazuar, edhe pse në lojë u hodh Fernando Torres. Kuqezinjtë mbeten në kuotën e 6 pikëve dhe provojnë humbjen e parë në kampionat, pas dy fitoreve rradhazi.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment