Juncker kundërshton Cameron për çështjen e qarkullimit të lirë

JunckerSipas Presidentit të Komisonit Europian, çështja e qarkullimit të lirë në Europë për punëtorët dhe emigrantët, është një çështje e mbyllur dhe që nuk rikthehet më për diskutim. Deklaratat e kryeministrit britanik vetëm sa e stigmatizojnë këtë çështje dhe kanë një impakt negativ për qytetarët e Europës Lindore.

Në një deklaratë për shtyp tek e përditshmja The Guardian:

Presidenti Komisonit Europian, Juncker, i bëri thirrje kryeministrit anglez Cameron të ndalojë që t’i cilësojë qytetarët e Europës Lindore si kriminelë. Juncker qortoi ashpër kryeministrin Britanik për shpalosjet e ideve të tij mbi emigracionin dhe impaktet negative që këto deklarata kanë pasur te qytetarët e Lindjes, të cilët janë ndierë të ofenduar nga klishetë e Britanikëve. “ Unë jam totalisht kundër me këto qëndrime që i trajtojnë polakët, romunët dhe bullgarët, të cilët punojnë në hapësirën Europiane, si kriminelë. Këta qytetarë janë punëtorë dhe e fitojnë rrogën nga puna e tyre e përditshme”, deklaroi Juncker. Kjo deklaratë vjen si kundërpërgjigje, pasi para disa ditësh David Cameron kishte deklaruar se nuk do të ndihmojë asnjë emigrant të Lindjes me ndihmë sociale. Të vetmit që mund ta përfitonin ndihmën sociale ishin ata emigrantë me një vjetërsi pune prej katër vitesh në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Për më tepër të gjithë emigrantët e papunë, të cilët përfitojnë nga ndihma sociale dhe kanë më shumë se gjashtë muaj të papunë duhet të largohen nga Mbretëria e Bashkuar.

Ky raport pasoi në publikimin e raportit të Zyrës Kombëtare të Statistikave (ONS), i cili theksoi se qindra mijëra emigrantë rumunë dhe bullgarë janë futur në territorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe pretendojnë ndihmë sociale. Vetëm për 2014-ën në Britaninë e Madhe kemi të bëjmë me 260 mijë emigrantë. Kjo shifër përkthehet në 39% më shumë se në 2013-ën. Partia konservatore në pushtet do ta ul këtë shifër në 100 mijë emigrantë. Në total kemi të bëjmë me 583 mijë emigrantë të rinj, të cilët janë vendosur në Britani dhe sipas statistikave zyrtare kemi të bëjmë me : 103 900 emigrantë rumunë dhe 31 500 emigrantë bullgarë.

Këto shifra zyrtare përfaqësojnë emigracionin më dinamik të viteve të fundit, i cili arrin në përcaktimin e “baticë-zbaticës”, si pasojë e lejeve të qëndrimit në shtetet e Bashkimit Europian. Jean-Claude Juncker deklaron se është i bindur që “Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë një pjesëtar aktiv dhe konstruktiv i Bashkimit Europian”. Dhe Juncker nuk harroi të nënvizonte që e drejta themelore e puntorëve Europian është që të qarkullojnë të lirë dhe të mos diksutohet kjo si çështje, sepse liria nuk vihet në pikëpyetje. Në kontekstin politik, kur rritja e partive euroskeptike dhe antiemigracionit dukej e pashmangshme, kryeministri Cameron forcon pozitat e tij, duke deklaruar se të gjithë emigrantët duhet të kenë të paktën katër vite pune. “Nuk është më e lejueshme që thjesht një deklaratë papunësie të jetë e mjaftueshme për të përfituar nga ndihmave sociale”, deklaroi Cameron. Përpara së të largohej nga posti i tij, ish-kryetari i Komisionit Europian, José Manuel Barroso e kishte ndier vetën të kërcenuar nga deklaratat e Cameron-it për rishqyrtimin e çështjes së lëvizjes së lirë në Europë. Por nga ana tjetër, kryeministri britanik sfidon duke deklaruar se është i gatshëm të shkëputet nga Bashkimi Europian nëse nuk reformohen politikat e emigracionit

Përktheu: Jona Koprencka

Submit a comment