JAPONI – Dy tërmete pranë centralit bërthamor të Fukushimas

japoniDy tërmete, njëri me magnitudë pesë dhe tjetri me magnitudë 5,2 ballë të shkallës Rihter goditën sot, në një interval kohe prej më pak se një ore, rajonin e centralit të aksidentuar bërthamor të Fukushimas po prej një tërmeti të paradokohshëm, por pa rrezik për cunami, njoftoi Agjencia Kombëtare Meteorologjike Japoneze.

Dy tërmetet ndodhën në të njëjtin vend, në një thellësi prej 50 kilometrash, në orën 12:45 GMT dhe 13:31 GMT.

Një tërmet i tretë me magnitudë 3,6 ballë të shkallës Rihter kishte goditur më parë rajonin.

Kompania që drejton qendrën bërthamore theksoi se pas dy tërmeteve nuk janë konstatuar pasoja në pajisje.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment