Janë publikuar detajet e takimit Erdoan-Obama

baPresidenti Rexhep Tajip Erdoan ndau me gazetarët detajet e takimit me Presidentin e SHBA, Barak Obama të zhvilluar gjatë samitit të NATO-s në Uells.

Janë publikuar detajet e takimit Erdoan-Obama

Duke e bërë të ditur se me Obaman kanë biseduar në lidhje me “strukturën paralele” brenda shtetit, por që nuk vepron në përputhje me rregullat shtetërore, Presidenti Erdoan tha se “Ata prej nesh kërkuan informata në lidhje me çështjen dhe ne do t’ju ofrojmë dokumentet e duhura”.

Erdoan gjithashtu bëri të ditur se Presidentit Obama i përcolli nevojën për të qëndruar mbi çështjen e ‘strukturës paralele’ e cila paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë.

Presidenti Erdoan tha se shërbimet sekrete të SHBA-së dhe Turqisë do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Jashtme të Turqisë në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq Presidenti Erdoan bëri të ditur se edhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel kanë biseduar në lidhje me pretendimet për përgjimet e Gjermanisë.

Duke e bërë të ditur se shërbimet sekrete të dyja vendeve do të zhvillojnë hetime në këtë drejtim Presidenti Erdoan tha se edhe Kancelarja Merkel do të interesohet nga afër me këtë çështje. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment