Jaltë – Përfundoi konferenca mbi Strategjinë Evropiane

JaltePër shkak të pushtimit të Krimesë nga Rusia për herë të parë këtë vit konferenca vjetore e Jaltës për Strategjinë Evropiane u mbajt në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Për shkak të pushtimit të Krimesë nga Rusia për herë të parë këtë vit konferenca vjetore e Jaltës për Strategjinë Evropiane u mbajt në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Përfaqësuesi i Turqisë në këtë konferencë, Ministri i Zhvillimit Xhevdet Jëllmaz (Cevdet Yılmaz) në fjalën që mbajti ndau me të pjesëmarrësit sensibilitetet e vendit të tij.

Turqia me Ukrainën ndodhen në një rajon, i cili ka një rëndësi kritike në aspektin gjeopolitik dhe që mund të cilësohet edhe si epiqendra e Euroazisë, u shpreh Jëllmaz, duke shtuar se kjo ngandonjëherë mund të sjellë përfundime të mira, e ngandonjëherë të hidhura.

“Turqia ka një bashkëpunim të ngushtë edhe me Rusinë, edhe me Bashkimin Evropian. Ne mendojmë se zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike të Ukrainës edhe me Rusinë do të ishte e dobishme jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për Evropën”, shtoi ai.

Me fqinjët e saj Turqia ka ndërtuar partneritete rajonale mbi bazën e interesave dhe vlerave të përbashkëta, nënvizoi ministri Jëllmaz, ndërsa shtoi se këto politika kanë prodhuar stabilitet dhe prosperitet.

Jëllmaz cilësoi se Rusia e ka aneksuar Krimenë me një formë të jashtëligjshme, ndërsa sqaroi se Turqia është shumë e ndjeshme në lidhje me tartarët e Krimesë dhe shprehu edhe një herë mendimet e tij për zgjidhjen e problemit me rrugë paqësore.

Pas mbledhjes Ministri Jëllmaz vizitoi Ambasadën e Turqisë në Kiev, ku pati një takim edhe me Mustafa Xhemil Kërëmollu, një nga liderët e tartarëve të Krimesë dhe njëherësh deputet i Ukrainës.

Jëllmaz tha se takimi kishte qenë produktiv dhe kishte theksuar edhe një herë që Turqia është për ruajtjen e unitetit politik dhe tërësisë territoriale të Ukrainës.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment