Jacobson: Amerika do të vazhdojë të përkrah Kosovën

jacobsonShtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format, tha Ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Tracey Ann Jacobson, e cila e uroi për emërimin e tij si ministër.
Ministri Hyseni falënderoi ambasadoren për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të për Republikën e Kosovës, sidomos për përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovës, veçanërisht për Policinë e Kosovës.
“Pas marrjes së detyrës si ministër i Punëve të Brendshëm do të punoj me përkushtim në përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovës dhe zbatimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen të siguritë”, tha ministri Hyseni.
Ai theksoi se një ndër prioritetet kyçe në periudhën në vijim, do të jetë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftimi dhe parandalimi i migrimit ilegal, trafikimi me qenie njerëzore, luftimi i ekstremizmit dhe terrorizmit.

Submit a comment